VLORË-Policia e Vlorës ka gjetur 371 kilogramë kanabis të fshehura në shkurre si dhe skafin që mendohet se do ta transportonte jashtë vendit.
Lënda narkotike u gjet 20 metra larg bregut të detit në Akërrni ndërsa skafi ishte fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.
Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.