Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seriali i shkarkimeve në polici ka vijuar në komisariatin e Skraparit. Më urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë proceduar duke u larguar nga detyra 3 efektivë të këtij komisariati, ndërsa ka nisur proçedimi disiplinor për 8 të tjerë. Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, ka bërë me dije se këtë vit monitorimi nga ajri do të nisë më herët, ndërsa për çdo informacion të rëndësishëm shpërblimi do të jetë 300 mijë lekë.
Pas Lezhës dhe Përmetit, një tjetër komisariat është përfshirë nga një valë masash disiplinore ndaj punonjësve të policisë.
Pas zbulimit të një laboratori droge në Skrapar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë shkarkuar 3 inspektorë si dhe kanë nisur procedimi disiplinor për 8 efektivë të tjerë.
Masat u bënë publike në një konferencë nga Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato.
Qato tha se deri tani në kuadër të strategjisë antikanabis janë ushtruar 14.858 kontrolle në zona të dyshuara, ndërsa monitorimi i ajrit do të fillojë me herët.
Gjithashtu policia ka vënë ne dispozicion edhe numrin 0800.90.90 për çdo denoncim për ketë veprimtari të paligjshme, duke vendosur si shpërblim për informatorin 300 mijë lekë.
Që nga janari janë sekuestruar 28 ton kanabis, 1 kg kokainë dhe 12 kg heroinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/laboratori-i-droges-perjashtime-ne-policine-e-skraparit-hetim-disiplinor-ne-berat/