Report TV - Shtohen rastet e divorceve në Fier shkak varfëria, bixhozi e tradhtia

Report TV 2017-07-05

Views 18

Shtohet numri i divorceve në qarkun e Fierit. Në gjykatën e Fierit numri i divorceve për periudhën 10 janar -10 prill 2017, duke krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

Për vitin 2016 ka pasur 240 kërkesa për divorce ndërsa për 2017 deri me 10 prill janë regjistruar 350 kërkesa për zgjidhje martese. Ndërkohë që janë shqyrtuar rreth 105 divorce.

Këto shifra ndarjesh sipas avokatit Kujtim Cakrani janë marrëdhënie që nuk funksionojnë midis çiftit dhe alternative e vetme mbetet divorci. Kryesisht kërkesat për divorc janë nga çifte të cilat kanë martesa të hershme dhe me një moshë relativisht të re.

Sipas avokatit shkaqet e divorceve janë të shumta, shumica prej tyre si shkaktar kanë bixhozin, por ka edhe shkaqe të tjera si: emigracioni, gjendja ekonomike , martesa në moshë të vogël , tradhtia bashkëshortore.

Por si ndikon divorci tek fëmijët? Sipas psikologes Manola Mengjezi fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë, pasi ata përjetojnë dëshpërim , agresivitet dhe probleme në shkollë.

Po këta fëmijë, kur të rritën kanë predispozita të përjetojnë të njëjtën gjë, duke qenë se ndarja për ta bëhet në një rutinë dhe si zgjidhje të parë në çift ata gjejnë ndarjen, pa u munduar të gjejnë një rrugë të mesme për një kompromis bashkëshortor.

Share This Video


Download

  
Report form