Report TV - Lezhë, tre muaj pa asistencë banorët protestë para bashkisë

Report TV 2017-07-05

Views 0

LEZHE- Dhjetra familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Lezhë kanë protestuar para Bashkisë, pasi prej tre muajsh nuk e kanë marrë këtë pagese.

Ata thonë se kjo situatë i ka vënë në veshtiresi financiare, duke deklaruar se janë zhytur në borxhe për të siguruar buken e gojes.

Qytetaret në nevojë fajesojnë insitucionet përgjegjëse se po tallen me shtresen e varfer.

?Ne nuk na japim më dyqanet thesin e miellit pa e paguar borxhin, fëmijët tanë janë pa bukë, ne na mungon një shishe vaj që kushton 1700 lekë, jemi të varfër, ne nuk na shikon askush. Ne këtu në Lezhë, kishte hall sa të merrte votën, ky zotëria këtu, ne kemi dallim racial këtu?, u shpreh një nga banoret.

?Këto janë ato që marr borxh dhe nuk më japin më, unë jam në hall si të gjithë tjerët. Ju lutem nëse ka mundësi, brenda mundësive të na japin ndihmën ekonomike. Ka 3 muaj që se kam marrë ndihmën ekonomike?, tha një tjetër banor.

Share This Video


Download

  
Report form