Janë 431 fëmijë në situatë rruge që janë larguar prej asaj. Ky numër është konfirmuar nga Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, në takimin sensibilizues në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge.
Po sot u celebrua edhe ngritja e rrjetit shqiptar të qendrave për fëmijët në situatë rruge.
Xhaçka u shpreh se nxjerrja e fëmijëve nga rruga është përgjegjësi e të gjithëve.
Nga të dhënat publike 107 prindër, të cilët nxirrnin fëmijët në situatë rruge, janë punësuar. 234 fëmijë janë regjistruar në shkolla dhe 88 të tjerë në kopshte.
Po në harkun kohor të një viti, janë referuar për ndjekje penale 29 shfrytëzues, ndërsa shifra totale e fëmijëve të identifikuar në situatë rruge janë 578.