Zbulohet një laborator modern kanabisi në Skrapar, gjenden disa ton drogë

RTV KLAN 2017-07-05

Views 10

Një laborator i përpunimit të kanabisit është zbuluar në Skrapar këtë të mërkurë, sëbashku me një sasi të konsiderueshme bimësh të reja dhe drogë të tharë.

Ai ishte ngritur në këtë magazinë, që shihni në këto foto, që gjendet në afërsi të Hidrocentralit të Vlushës.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë të ditur për Televizionin Klan se laboratori ishte nga më modernët, të gjetur ndonjëherë në vendin tonë.

Ai ishte i pajisur me mjetet më moderne sa i përket ndriçimit, ngrohjes dhe vaditjes së bimës narkotike.

2 mijë rrënjë janë gjetur të mbjella në vazo të mëdha.

Bashkë me to u gjetën sasi të konsiderueshme kanabisi të tharë, e cila përllogaritet në disa ton.

Flitet për 6 ton drogë, por kjo shifër nuk është zyrtare.

Dy persona që po çmontonin pajisjet e laboratorit, u arrestuan.

Zbulimi i laboratorit është vazhdim i operacionit të dy javëve më parë në fshatin Lapan të Beratit, ku 1,2 ton kanabis e futur në disa thasë u gje në një magazinë.

Për këtë rast u shpallën në kërkim 7 persona nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form