Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori teknik i Rtv Ora News, Enest Nasi, thotë në ?Ekopolitik? të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se hyrja në platformën dixhitale të TVSh-së, është me rrisk për shkak të shikueshmërisë së ulët.
Pjesë nga diskutimet:
Nasi: Futja në platformën e RTSH-së ka shumë risqe. Risku i parë që hasim është që RTSH e ka platformën e vet me ligj të ndërtuar në DVBD2. Që nga ky momenti numri i atyre që pajisur me matës DVBD2 flitet që është rreth 10 për qind e audiencës. Unë dyshoj shumë, është më pak se 2%. Faktikisht e shohim TVSh-në, o në analog o në DVBT sepse TVSH transmeton edhe në DVBT, ndërsa në D2 ka shumë pak. Kemi filluar të transmetojmë te TVSH-ja mbase një muaj.
Na është kërkuar që të lidhim edhe një kontratë për transmetimet dhe të fillojë pagesa. Nuk e di nëse TVSH e ka mbaruar të themi procesin e provës teknike që nënkupton një proces dymujor, tremujor që bën le të themi një kolaudim. Janë shumë pak televizione, Ora News, Channel One, News 24, që janë futur tek platforma e TVSH-së. Problemi është shikueshmëria. Nuk di që të ketë një strategji, por siç duket nuk i takon kësaj qeverie, por si duket mbas kësaj. Nuk ka matësa në treg. I trembej asaj që do të ndodhë pas zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtori-teknik-i-ora-news-hyrja-ne-platformen-e-rtsh-se-ka-shume-risqe/