Kuvendi ka miratuar ngritjen e komisionit ad hoc për komisionin e Vettingut gjatë seancës së jashtëzakonshme të pasdites së kësaj të marte.
Pavarësisht këtij vendimi të Kuvendit, Vettingu nuk mund të nisë nga zbatimi pa tre anëtarët e opozitës. Pakica parlamentare nuk propozoi asnjë emër për vendet e saj, për shkak të bojkotit që ka vendosur ndaj Parlamentit, por edhe rezervave ndaj Reformës në Drejtësi dhe ligjit të Vettingut.
Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Luan Rama janë tre emrat e mazhorancës që u votuan sot në Kuvend, duke u zgjedhur kështu si anëtarë të komisionit ad hoc.