Këshilli i Qarkut të Vlorës ka votuar mes debatesh mocionin e kërkuar nga këshilltarët e të majtës për shkarkimin nga detyra të kryetarit Sadrit Danaj.
Ky i fundit, ndonëse kishte marrë mandatin si përfaqësues i Partisë Socialiste kishte dalë hapur kundër kësaj force politike dhe njihej si mbështetës i partisë së re të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
Kërkesa për mocion mosbesimi ndaj Danajt është bërë prej kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.
Danaj ka insistuar të mos përfshihej në rendin e ditës kërkesa. Pas kryerjes së procesit të votimit ku morën pjesë 16 këshilltarë, pro shkarkimit të Danajt votuan 15 këshilltarë.
Danaj e ka cilësuar votimin si një farsë, ndërsa u shpreh pas mbledhjes se 'unë përfaqësoj alternativën dhe kauzën që është 'Zgjidhja'.