Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes promovimit të punëve të bashkisë nuk humbet rastin që të paralelizojë aktivitetet me situatën politike.
Veliaj ishte i pranishëm në rikonstruksionin e palestrës së shkollës 9-vjeçare ?7 Marsi? kur veçoi si të domosdoshëm zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor.
?Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët?, tha Veliaj.