Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu thotë në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se opozita do të çojë 100 mijë njerëz ditën e zgjedhjeve lokale në Kavajë. Ai tha se Rama është braktisur edhe nga LSI dhe PDIU.
Pjesë biseda:
Spahiu: I kam thënë ambasadores gjermane nëse sekretari i rinisë së Hitlerit, Partisë Naziste do emërohet ministri i Brendshëm i Angela Merkel a do të dilte popullit në revolucion? Ka një shqiptar që mund të besojë se me Fatmir Xhafajn në pushtet do të zhvillohen zgjedhje të lira. Është provokim për mua. Është për ndërkombëtarët.
Tare: Pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?
Spahiu: Nuk kam qenë në pushtet.
Tare: Ke qenë nënkryetar i KLD-së.
Spahiu: PD-ja ndaj është katandisur në çadër. Po lan haraçet. Jam njeriu që kam goditur demokratët dhe kam kritiku dhe luftoj Edi Ramën. Do kem fatin që do të përjetojë edhe rrëzimin e Edi Ramës për mëkatet dhe krimet që ka bërë. Është paturpësi për gjithë këta ambasadorë, të cilët merren me pasuritë e çdo lloj zyrtari dhe lejojnë që një kryeministër që erdhi me 3 mijë dollarë kredi që e ndante dhomën e gjumit me dollap ku varte kollaret dhe tani del me një vilë 2 mln euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-spahiu-100-mije-njerez-ne-kavaje-diten-e-zgjedhjeve/