Ora News – Zusi: Ministria e Bujqësisë, paaftësi menaxhuese për kontrollin ushqimor

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemin e sigurisë ushqimore dhe kontrollin e tyre në të gjitha hallkat, Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, e gjen në paaftësinë menaxhuese dhe mungesën e vizionit në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas Zusit duhet që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje.
Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, e gjen fajin tek Ministria e Bujqësisë për situatën kaotike të krijuar në lidhje me sigurinë ushqimore.
Sipas tij, mungesa e vizionit nga ana e Ministrisë dhe paaftësia menaxhuese pengojnë ngritjen e një sistemi efektiv dhe të lidhur që ti kontrollojë të gjitha hallkat nga ushqimi deri tek konsumatori.
Alban Zusi: Kemi të bëjmë me mungesë totale të vizionit dhe aftësisë menaxhuese të proçesit. Kam parasysh faktin se nuk kemi një sistem të lidhur nga A tek Z të gjithë zinxhirit prodhues deri tek konsumatori.
Për Zusin, është e pafalshme që kallëzimet penale vazhdojnë të kryhen vetëm ndaj subjekteve që kryejnë këtë veprimtari dhe jo ndaj inspektorëve apo posteve mbi ta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zusi-ministria-e-bujqesise-paaftesi-menaxhuese-per-kontrollin-ushqimor/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS