Report TV - Ligji/ Bashkitë do mund të vendosin taksën e përkohshme deri 3 vjet

Report TV 2017-07-05

Views 0

Ligji i ri për financat vendore i jep çdo bashkie të drejtën të vendosë një taksë të përkohshme deri 3 vjet, e ngjashme me taksën e arsimit që aplikon Bashkia Tiranë.

Sipas Ministrit të Financave, i cili paraqiti ligjin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, formula e llogaritjes së saj do të bazohet te taksa aktuale e pronës plus 35%.

?Baza ku do të referohet kalkulimi për një taksë të përkohshme, është taksa e pasurisë. Nëse taksa e pasurisë në një zonë do të jetë 10 lekë, taksa e përkohshme do të jetë jo me e madhe se 13.5 lekë?, tha Ahmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form