Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga data 27 deri në 31 mars në të gjithë globin u zhvillua 'Java globale e parasë', një axhende aktivitetesh mbarëbotërore që synon ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve që në të ardhmen të bëhen individë të aftë dhe të përgjegjshëm financiarisht.
Në kuader të kësaj jave, Banka e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Tv Ora News mundësuan konkursin 'Financat personale në duart tuaja' me pjesëmarjen e nxënësve nga tre shkolla të mesme, që e kanë bërë të kurikulave të tyre mësimore lënden me të njëjtën emër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/konkursi-i-bsh-se-financat-personale-ne-duart-tuaja/