Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak orë nga skadimi i afatit ligjor për t?u regjistruar në KQZ për të cilin PD dhe aleatët konfirmuan se nuk do të regjistrohen, zhurma mediatike u përforcua nga një kapsolle e hedhur drejt Kryeministrisë, ndaj të cilëve Basha nuk e përmbajti fjalorin.
Basha: Koalicioni opozitar i mbledhur në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit, ka vendosur njëzëri, mos regjistrimin e opozitës deri në arritjen? Nnuk ka nevojë për teshtima. Në qoftë se je nga tanët shëndet, por nuk ka nevojë më, por në qoftë se nuk je nga tanët plaç dhe mbylle.
Në mbrëmje, Basha premtoi një komunikim të rëndësishëm për betejën e tij, por kur u pyet nga mediat se mund të ishte mbyllja e çadrës, ai e preu shkurt, ne gjermanisht duke thënë ?jo?.
Basha: Jo!
Ditët e ardhshme premtojnë të rrisin tensionin politik nëse nuk gjendet një zgjidhje, madje Basha paralajmëroi se në 7 maj kur të votohet në Kavajë do të ketë protestë masive. Burime pranë opozitës thonë se po planifikohet edhe bllokim i qendrave të votimit për ta dështuar procesin.
Kërcënimit të opozitës, kryeministri Rama, ju përgjigj duke lenë të kuptohet se do shkojë i vetëm jo vetëm në zgjedhjet e Kavajës por dhe me 18 qershor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kemi-nje-komunikim-te-rendesishem-ne-mbremje/