http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artan Laçi, i riu që paraqitej si zv/drejtor i Aluiznit dhe mashtronte qytetarët se i nxirrte legalizimet e banesave. Viktima e fundit ishte nje grua nga Kavaja, së cilës arriti t?i merrte nëpërmjet mashtrimit 5.8 milionë lekë. Sipas policisë 23 vjecari nga Kavaja kishte qenë më parë specialist në drejtorinë e Aluiznit dhe njihte mjaft mirë procedurat, ndaj dhe bëhej i besueshëm për qytetarët. Ai nuk vepronte i vetëm, por edhe me dy persona të tjerë të arrestuar tashmë nga policia, kishin arritur të përfitonin shuma te mëdha përmes mashtrimit dhe në 4 raste të tjera. Për policinë, skemat e mashtrimeve më të përdorura janë ato të shitblerjes së apartamenteve, por edhe shkollimit apo punësimit jashtë vendit. Nuk mungojnë dhe mashtrimet, kur persona të ndryshëm paraqiten si funksionare të Ministrisë së Jashtme apo dhe asaj të Brendshme. Një vit më parë 30 persona u mashtruan nga një kompani fantazmë, e cila u premtonte viza për në shtetin kanadez. Dëmi ndaj qytetarëve u vlerësua në 5 milionë euro, ndërsa kompania Ande LM me seli në afërsi të shkollës ?Edith Durham? u merrte çdo personi nga 2 mijë deri në 20 mijë euro për çdo aplikim.