Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anija e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, mëngjesin e sotëm ka identifikuar një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke.
Ekuipazhi i anijes ?Oriku?, sipas detyrave dhe kompetencave që i është caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, Frontex.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/anija-shqiptare-oriku-ndalon-ne-egje-gomonen-me-60-siriane-ne-bord/