Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një adoleshente nga Fieri është gjetur e pajetë në tualetin e shkollës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 14:40 në një shkollë profesionale në qytetin e Fierit. Mësohet se viktima është A. R 17 vjeçe e cila studionte për dizajn.
Policia thotë se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe po ashtu përjashtohet mundësia që ajo të jetë vetëhelmuar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se 17 vjeçarja kishte qënë me dy shoqe. Ajo u ka thënë që nuk ndihej mirë dhe po shkonte në tualetin e shkollës. Pasi është vonuar rreth dhjetë minuta shoqet shkuan në banjë dhe e gjetën të shtrirë dhe kanë njoftuar mësuesit, ndërkohë që këta të fundit njoftuan spitalin.
Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se janë njoftuar prindërit e vajzës. Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se tre ditë më parë vajza ishte vizituar në spital dhe mjekët i kishin thënë probleme me virozat e stinës. Nuk ka pasur shënja dhune në trup dhe nuk është vetëhelmuar, dyshohet për probleme shëndetësore.
?Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale ?Murialdo?. Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë. Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital. Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup?, sqaron policia e Fierit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-adoleshentja-gjendet-e-vdekur-ne-tualetin-e-shkolles/