Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kthen në detyrë 2 prokurorët e pezulluar, Artur Selmani dhe Alma Muça.
Pak ditë më parë në një dalje publike, kryeprokurori Llalla deklaroi se pezulloi drejtoreshën e Personelit dhe Gjyqësorit Alma Muça dhe prokurorin Artur Selmani.
Madje Llalla edhe i kallëzoi për shpërdorim detyre me dyshimin se favorizuan të pandehurit për vrasjen e trefishtë në Vlorë, gjatë procesit në Gjykatën e Lartë.
Por, mësohet se vetëm pak ditë më parë Muça është kthyer si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa Selmani është komanduar në Prokurorinë e Shkodrës.
Llalla urdhëroi nisjen e hetimit ndaj dy prokurorëve që kërkuan pushimin e çështjes së vrasjes të tre të rinjve në Vlorë për qëndrimin e dyshimtë të mbajtur në Gjykatën e Lartë ku po zhvillohet rekursi për ngjarjen e 2015-ës në Vlorë, ku tre të rinj humbën jetën pas një konflikti të armatosur.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më pas Prokuroria e Apelit Vlorë vendosën dënime maksimale për tre të akuzuarit: një i dënuar me burgim të përjetshëm, dy të dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-rikthen-ne-detyre-prokuroret-e-akuzuar-prej-tij/