Janari i këtij viti ka thelluar më tej trendin rënës të të ardhurave nga kompanitë shtetërore. Në janar të këtij viti kanë derdhur fitimi në Ministrinë e Financave vetëm 2 kompani shtetërore, me një total prej 10 milionë lekësh.
Në këtë mënyrë vijon të thellohet rënia drastike e fitimeve që derdhin në shtet kompanitë shtetërore e shfaqur nga viti 2014, i cili ka arritur rekordin negativ vitin e shkuar.
Report TV ka zbardhur fitimet e derdhura në buxhet nga 9 kompanitë kryesore shtetërore, ku bëjnë pjesë portet, Operatori i Transmetimit të Energjisë, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, Enti Rregullator i Ujit apo Shtypshkronja e Letrave me Vlere.