Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projekti pilot për transparencë dhe antikorrupsion i OSBE që po implementohet në bashkinë e Lushnjës me qëllim që paratë e qytetarëve të mos devijohen nga investimi në shërbime, ka çuar në qytetin myzeqar ambasadorin Bernd Borchard, cili kërkoi informacion nga kryebashkiaku Fatos Tushe rreth ecurisë së procesit. Në projekt theksohet se qytetarët do kenë rol kyç në denoncimin e rasteve korruptive.
Boshard: Po presim që plani vendor i veprimit të finalizohet së shpejti. Gjatë kësaj jave ekspertët do diskutojnë çështje të ndryshme, që presin zhvillime të mëtejshme. Pas finalizimit, do ishim të interesuar si ta bëni këtë plan veprimi të zbatueshëm dhe të detyrueshëm. Propozojmë që kjo të kalojë përmes Këshillit, dhe në komisionin e qytetarëve për miratim, që ta avancojë edhe më tej. OSBE mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në vijim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-antikorrupsion-borchard-qytetaret-te-denoncojne-rastet-korruptive/