Ambasadorja gjermane: Në zgjedhje të futet kush dëshiron

RTV KLAN 2017-07-04

Views 1

Zërave të ndërkombëtarëve që i kërkojnë opozitës t?i rikthehet jetës parlamentare u është shtuar edhe ai i ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schutz. Por, ndërsa të gjithë artikulojnë nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme diplomatja gjermane shkon edhe më tej kur thotë se në to mund të marrin pjese partitë që duan të futen në garën e 18 qershorit, duke u bërë e para që komenton debatin më të fundit nëse mund të zhvillohen zgjedhjet pa opozitën.

Susanne Schutz : ?Opozita duhet të futet në Parlament dhe të japë kontributin e saj në reformën në drejtësi. Ashtu sikurse Gjermania është shprehur, zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Në zgjedhje duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen.?

Ambasada amerikane në Tiranë, Partitë Popullore Europiane, Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman Jung si dhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajen Jii i kanë kërkuar opozitës shqiptare t?i japë fund bojkotit parlamentar dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ministri i Energjetikës Gjikinuri në krah të ambasadores gjermane përkrahu deklaratën e saj dhe e cilësoj qëndrimet e opozitës si kërkese për ti dorëzuar karrigen e pushtetit.

Gjiknuri: ?Kjo është ik ti të vij unë, rotacionin e vendos vota...?

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form