Report TV - Qeveri besimi?Xhafaj:Më shumë i besoj policisë se politikës

Report TV 2017-07-04

Views 2

Kërkesës për qeveri besimi i është përgjigjur në një reagim të parë për mediat dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se më tepër i beson policisë se sa politikës.

Këtë reagim Xhafaj e bëri nga akademia e sigurisë ?Arben Zylyftari? ku nisën zyrtarisht kursin mbi 300 efektivë të rinj policie.

Për ta Xhafaj shpalosi dhe njëherë objektivin e qeverisë dhe ministrisë së brendshme që viti 2017 duhet të heq përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Ndalur tek ndryshimet në polici Xhafa sqaroi se brenda pak ditësh do të ketë me gazetarët një komunikim të rëndësishëm duke paralajmëruar se penalizimet e përdorura në rastin e shkrirjes së komisariatit të Kurbinit do të aplikohen kudo përfshi dhe policinë e Tiranës.

Në ceremoninë e zyrtare të nisjes së kursit bazë të policisë për 300 efektivët e rinj ra në sy dhe shfaqja publike e zv/ministrit të LSI Ilir Marko përkrah ministrit të ri të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form