Basha, Metës: Mirësevjen, por pazare nuk ka!

RTV KLAN 2017-07-04

Views 1

Oferta e hedhur në tryezën politike nga Ilir Meta për krijimin e një qeverie besimi, si garanci për opozitën, ka joshur mjaftueshëm Lulzim Bashën. Propozimin e Metës kreu i demokratëve e sheh si një mundësi për rivendosjen e dialogut politik që mund të japë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Derën ia la të hapur kreut të LSI-së, me kushtin e vetëm se nuk do të pranojë pazare në kurriz të shqiptarëve.
?Mbrëmë një nga dy partnerët ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi nëse kjo zgjedhje është e sinqertë Mirësevjen,?Shqipëria e para, shqiptarët të parët?. Ne nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve.?
Ndërsa Ilir Metën e sheh si negociues për zgjidhje, Edi Ramën e etiketon si të keqen e vendit dhe njëherazi si e vetmja pengesë për kauzën e opozitës.
?Është rasti t?i drejtoj një thirrje drejtpërdrejtë njeriut që është identifikuar zyrtarisht dhe logjikisht si pengesa e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme, njeriu që ka vënë dhe po vë pushtetin e tij dhe karrigen para demokracisë, e zgjedhjeve të lira e të ndershme të reflektojë dhe t?i hapë rrugë, përmes dialogut politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që do zbatojë ligjin për dekriminalzimin duke nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat e shtetit.
Në mungesë reflektimi nga kryeministri, ajo që i mbetet Lulzim Bashës thotë se është rezistenca në shesh.
?Dita po afron ku pushtetin do ta kenë shqiptarët... Rruga tjetër në kushtet e kokëfortësisë të një kryeministri që refuzon...është rruga e përballjes së pashmangshme të Republikës së re, nuk do ta lëshojmë këtë shesh me pazare.?
Basha përsëriti se kjo jave do te jete vendimtare për kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Share This Video


Download

  
Report form