Opinion - Shperthimi politik i Ilir Metes! (03 prill 2017)

RTV KLAN 2017-07-04

Views 5

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Berat Buzhala,Ylli Rakipi,Çlirim Gjata,Anila Basha,Fari Balliu,Lorenc Vangjeli

Gazetari Berat Buzhala, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka deklaruar se qëndrimi i kreut të LSI-së, mbrëmjen e sotme, nuk pritej të ishte ndryshe, pasi mund të quhej një vetëvrasje e panevojshme e Ilir Metës. Buzhala tha se Meta ka lënë gjithmonë të nënkuptuar idenë se nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Sipas tij, indikacionet e kreu të LSI-së kanë qenë të qarta dhe nuk kishte se si Meta të kthehej pas nga ato ide që ka trumpetuar kohë më parë. ?Ai ka thënë se nuk del në zgjedhje pa opozitën dhe mirë ka thënë se nuk del në zgjedhje pa opozitën. Tani, kryeministri Rama nuk mundet të improvizojë më. Ai nuk mundet t?i drejtohet vetëm Bashës, tani ai duhet të zgjidhë problemet me partnerin qeverisës. Ato pesë pikat që dolën më sipër, katër prej tyre i dedikohen Ramës?, tha Buzhala.

I ftuar në emisionin ?Opinion? Fahri Balliu tha se deklarata e Metës, që nuk do të hyjë në zgjedhje pa PD ishte një gjë që pritej. Duke folur për darkën Rama-Meta dhe i pyetur Fevziu nëse dinte gjë më parë që ata do të darkonin, Balliu ka dhënë këtë përgjigje: ?Unë s?kam dit gjë, por qëkur e pash Ramën që u nis për peshk e dija që nuk do të kapte gjë?. Sipas Balliut, Basha dhe Meta janë të ngjashmën në kërkesat e tyre ndaj PS: ?Nuk ka nevojë që Basha dhe Meta të kenë marrëveshje për këto zhvillimet e fundit, këto janë elementë kryesorë të demokracisë dhe vetëm Rama nuk i ka në konsideratë?.

Gazetari Berat Buzhala, sonte, në emisionin ?Opinion? ka deklaruar se fjala e kreut të LSI-së, Ilir Meta në lidhje me koalicionin qeverisës ishte një kortezi për të mos i thënë gjërat troç në një hap të parë. Buzhala tha se ishte një sjellje kortezie për të mos i thënë se unë me ty nuk kam asgjë të përbashkët, ky është alarmi i fundit para se t?i thojë edhe atë fjalën e fundit se ne nuk do futemi as bashkë në zgjedhje.

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisioni ?Opinion? është shprehur se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Sipas Rakipit nisur nga zhillimet e fundit është e vështirë qe te ketë zgjedhje në 18 qershor. Më tej Rakipi tha se, Meta me deklaratën e fundit ku u shpreh se nuk do të futet në zgjedhje pa PD, është duke luftuar për veten e vetë. Më tej Rakipi thotë që nuk duhet ushqyer iluzione se Meta këtë po e bën për të fuqizuar opozitën. Sipas tij Meta këtë pozicionim po e bën për të rritur dhe fuqizuar më tej partinë e tij në zgjedhje. ?Meta është në ?momentin e artë?, nëse ai nuk e shfrytëzon këtë moment të artë, kushedi kur mund ta ketë mundësinë tjetër?, është shprehur Rakipi.

Gazetarja Anila Basha e ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se Rama me t?u kthyer nga Mali i Zi do të kërkoj një takim urgjent me Metën, pasi ky i fundit deklaroi sot se nuk futet në zgjedhje pa PD. ?Unë kam përshtypjen që me t?u kthyer nga Mali i Zi, Rama do ti kërkojë takim urgjent Metës. Ram...

Share This Video


Download

  
Report form