Report TV - Pse “harron” ministri Ahmetaj të publikojë raportet financiare?

Report TV 2017-07-04

Views 0

?Sëmundja? është e vjetër, por ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj, e ka rënduar këtë sëmundje të Ministrisë së Financave. Aktorët e tregut, sipërmarrjet, institucionet publike dhe private, analistët e financave dhe ata fiskalë, përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare (FMN e BB), kanë nevojë për të konsultuar treguesit zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Pikërisht për këtë arsye, ligji e detyron këtë institucion të rëndësishëm të hartojë, miratojë dhe zbatojë një kalendar publikimesh rigoroz. Po pse nuk e respekton këtë kalendar Ministria e Financave? Kush e pengon ta publikojë? Nëse nuk është e aftë ta publikojë në kohën e duhur, pse nuk lajmëron të interesuarit për shkaqet e vonesave apo faktorë të tjerë, që çojnë në shkelje të hapur të ligjit?

A nuk është e drejtë që t?i kërkohët edhe këtij dikasteri të respektojë rigorozisht afatet e përcaktuara me ligj? Apo ndoshta drejtuesit e tij e mendojnë veten përmbi ligjet? Kjo është e kundërta e asaj që po kërkon me ngulm mbarë populli shqiptar - dhe për këtë po e asistojnë fuqimisht ndërkombëtarët ? që nëpunësi i shtetit, qoftë ky edhe President apo Kryeministër, të luajë rolin e tij si shërbëtor i taksapaguesve, me paratë e të cilëve ai paguhet.

Share This Video


Download

  
Report form