Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas darkës katër orëshe me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i LSI-së Ilir Meta sot ndodhet në një drekë me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ora News mëson se ata ishin në një restorant pranë Gjykatës së Tiranës. Dreka ka zgjatur rreth një orë.
Ndërkohë darka tek pazari i ri mes Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta mbrëmjen e 2 prillit pati një produkt. Burime të sigurta të Ora News siguruan se mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një marrëveshje të re për 4 vitet e ardhshme.
Mësohet se brenda kësaj marrëveshje përfshihet edhe Presidenti i Ri që do të zgjidhet së shpejti.
Në darkën te zona e Pazarit të Ri, morën pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet në Mal të Zi për një vizitë zyrtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-darkes-me-ramen-meta-drekon-sot-me-idrizin/