http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret nuk harrojnë asnjëherë te bëjnë pazar. Nuk harrojnë as te blejnë telefonin me te ri qe del ne treg. Por janë shpesh shkujdesur per higjienën orale, edhe kur ajo iu rrezikon shëndetin. Stomatologet tregojnë se pacientet shkojnë ne klinike kur gjendja është shume e renduar. Madje shumica prej tyre, përfshire edhe te rinjtë nuk kane asnjë informacion sesi lahen dhembet. Një raport i Institutit te Shëndetit Publik, ka arritur në përfundimin se ne Shqipëri rreth 90%e popullsisë kane probleme me higjienën e gojës. Moskujdesja per dhembet ndikon ne cilësinë e jetës se njeriut, sepse ne goje rritet numri i baktereve te rrezikshme qe me pas bën shkak i shume sëmundjeve te renda.