Serbia voton për presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbet ne Serbi, por edhe ne Kosove, i janë drejtuar qendrave te votimit për te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Ne gare janë 11 kandidate, por Aleksandër Vuçiç vlerësohet favoriti kryesor për te fituar, madje qe ne raundin e pare. Mbi 6.7 milionë qytetare serbe janë te regjistruar per te votuar ne një nga 8396 qendrat e votimit te hapura ne Serbi. Persa i përket Kosovës, Komisioni i Zgjedhjeve ka projektuar 90 vendvotime per rreth 106 mije qytetareve te regjistruar per te votuar. Gjithashtu 29 qendra votimi janë hapur ne burgje, ku do te votojnë rreth 9300 te burgosur. 53 qendra te tjera votimi jane ngritur jashtë vendit per 11,590 qytetareve serbe. Zgjedhjet janë zhvilluar qe te shtunën ne Britani, Kanada dhe SHBA. Deri tani nuk raportohet asnjë incident, ndërsa te gjitha qendrat e votimit janë hapur ne kohe dhe do te qëndrojnë te hapura deri ne orën 20:00. Zgjedhjet serbe zhvillohen edhe ne Kosove ne baze te nje marrëveshje te qeverise se Kosovës me OSBE-ne.

Share This Video


Download

  
Report form