Ora News – Protesta e opozitës, Rama: Asgjë dramatike, vettingu nuk po gëlltitet

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesë komunikimi por asgjë dramatike. Kështu e ka cilësuar protestën disa ditore të opozitës kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Francë 24 gjatë vizitës së tij në shtetin francez, e cila u transmetua mbrëmjen e sotme.
Rama: Unë mund t?ju them vetëm se jemi demokraci e re dhe kemi ende për të mësuar dhe për të ngritur instrumente për një komunikim normal midis njerëzve dhe partive politike, por asgjë dramatike.
Duke folur për reformën në drejtësi, Rama tha se është paradoksale sesi një qeveri pozicionohet pro saj dhe opozita kundër.
Rama: Në fakt është disi paradoksale rrallë ndodh që një qeveri të përcaktohet për një reformë radikale në drejtësi shumë të rëndësishme siç e thatë dhe ju të lidhur me korrupsionin në nivele të larta dhe opozita të jetë kundër. Është një reformë që e kemi nisur në harmoni me misionin e drejtësisë së BE dhe atë të SHBA të mbështetur me shumë ekspertë dhe eksperienca në gjirin e BE për reforma të tilla në vende të tjera që kanë dalë nga komunizmi dhe pasi kemi bërë ndryshime edhe në Kushtetutë për një drejtësi të pavarur në Shqipëri kemi ardhur tek pjesa më e vështirë për tu gëlltitur për fat të keq nga disa, vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-e-opozites-rama-asgje-dramatike-vettingu-nuk-po-gelltitet/

Share This Video


Download

  
Report form