Ora News – Pazari i Ri, tregtarë të kënaqur dhe të pakënaqur me çfarë u ofrohet

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pazari i Ri, i cili tërheq çdo ditë me qindra vizitorë e blerës, ka dhënë efekte pozitive te tregtarët. Për Ora News ata shprehen se fitimet janë rritur dhe kjo për shkak të shërbimit cilësor që ofrohet në ambientet e reja. Por nuk mungojnë as zërat kritikë. Disa prej tyre shprehen se tregu nuk ofron mundësi për vendosjen e mallit pas përfundimit të aktivitetit.
Prej 20 vitesh, Bashkim Bitri ushtron aktivitetin e tregtimit të peshkut. Në dyqanin e tij, pranë Pazarit të Ri, klientët kanë mundësi të marrin një shërbim cilësor dhe produkte të sigurta.
Ai tregon se fitimet e tij janë rritur pas ndërtimit të Pazarit të Ri nga Bashkia Tiranë.
Bitri: Kemi qenë vetë dëshmitarë që ka qenë pisllëk i gjallë. Edhe shitja jonë ka ndryshuar, le që nuk kemi pasur frigoriferë me akull, shisnim në tokë, jashtë kushteve higjenike. Si përcilësinë, si për ecurinë e punës, nga të gjitha drejtimet.
Por Bashkimi nuk është i vetmi tregtar i cili përfiton më shumë të ardhura nga aktiviteti që ushtron pranë Pazarit të Ri. Shitës të tjerë tregojnë se megjithë përmirësimin e kushteve, çmimet nuk kanë pësuar rritje.
?Kur ishim tek pazari i vjetër nuk kishte xhiro sa çka sot këtu, klientët janë shtuar më shumë, kurse çmimet ne i kemi mbajtur konstantë?.
Por ka edhe tregtarë të cilët hasin vështirësi. Disa prej tyre shprehen se tregu nuk ofron ambiente për vendosjen e mallit pas përfundimit të aktivitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pazari-i-ri-tregtare-te-kenaqur-dhe-te-pakenaqur-me-cfare-u-ofrohet/

Share This Video


Download

  
Report form