Basha: Jo qeveri teknike të minutës së fundit, nuk është kusht i ri

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Mospranimi i një qeverie teknike të minutës së fundit për Lulzim Bashën nuk është një kusht i ri i opozitës. Nga çadra e vendosur përpara kryeministrisë, ku prej 43 ditësh opozita proteston, Basha i?u drejtua me një ultimatum kreut të qeverisë Rama, se në 18 qershor nuk do të mbahen zgjedhje.

? I themi mediave të 1 prillit se asgjë s?ka ndryshuar në kushtet që ne i kemi vënë kësaj qeverie, s?ka dhe s?do ketë asnjë kusht të ri por as edhe një tërheqje. Nëse mendon se një qeveri e tillë do përbejë alibi për ty dhe kauzën që ne e kemi ngjit mbi shpatulla e shqiptarëve gabohesh rëndë. Koha po skadon, zgjedhjet e 18 qershorit nuk do mbahen, por zgjedhjet parlamentare do mbahen sepse qeveria teknike po vjen dhe do jetë realitet që banda e pushtetit s?do ta ndalë?.S?ka kthim prapa, s?ka zgjidhje fasadë e pazar, zgjidhja e vetme është qeveria që do garantoje zgjedhje të lira e të ndershme?.?

Akuzat, Basha nuk i kurseu ndaj krerëve të koalicionit qeverisës, në katër vjetorin e zyrtarizimit të koalicionit PS-LSI.

?Ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e 1 prillit. Budalla është ai qe pranon te trajtohet si budalla dhe shqiptaret kane vendos te mos trajtohen si të tille nga një bandë?.vijini gishtin kokës. Nuk ka kthim prapa. Orët e republikës së vjetër janë të numëruara! Zgjidhja e vetme dhe e vërtetë është qeveria që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.?

Për Lulzim Bashën kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme është beteja nga ku varet e ardhmja europiane e vendit dhe ndarja e shtetit nga krimi e narkotrafiku.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form