Ora News – “Made in Albania”, Sipërmarrësit shqiptarë mblidhen në Shëngjin

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prodhuesit e Shqiperisë, Maqedonise dhe Kosovës janë bërë pjese e një forumi ekonomik të sipërmarrjes shqiptare të organizuar në Shëngjin, me pjesmarrjen dhe të Ministrave të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes të vendeve respektive.
Diskutimet u përqendruan te krijimi i urave të bashkëpunimit midis sipërmarresve të tre vendeve dhe qeverive me qëllim që prodhuesit shqiptar të mos hasin pengesa.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka tha se qeveritë duhet t?i vijnë në ndihmë sipërmarrjes prodhuese shqiptare në mënyre që ta bëjnë atë konkuruese rajonale dhe globale, ndërsa kreu i Forumit Ekonomik shqiptar Agim Fejzo tha se prodhuesit nuk duhet të jenë të përçare.
Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane: Të unifikojmë praktikat më të mira të zhvillimeve ekonomike të vendeve të tjerë në mënyrë që Shqipëria, Kosova e Maqedonia të mos ketë më retorikë por axhendë të saktë se ku duhet të shkojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/made-in-albania-sipermarresit-shqiptare-mblidhen-ne-shengjin/

Share This Video


Download

  
Report form