Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pastrimi i Tiranës synon kthehet në traditë përmes aksioneve të pastrimit në çdo lagje. Administratorët bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë pastër ambjentin ku jetojnë, pasi Bashkia e vetme nuk mund të veprojë pa patur aleatë banorët. Nga njësia 5 ku nisi aksioni, nisma synon të shtrihet në të gjitha lagjet.
Në njësinë nr 5 në Tiranë, banorët iu përgjigjën thirrjes së njësisë bashkiake dhe ndërrmarrjes së punëtorëve të qytetit për të dalë në një aksion të përbashkët në pastrimin e territorit.
Bashkia e vetme nuk mund t?ia dalë në pastrimin e Tiranës së madhe, ndaj në këtë nisëm dhe në të përditshme kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbajtur sa më pastër mjedisin.
Ilir Thartori: Ne e kemi nisur me njësinë 5 si njësia më e madhe administrative dhe do të vazhdojmë me 24 njësitë administrative të qytetit të Tiranës.
Violeta Kila: Hedhja e mbeturinave vend e pa vend nuk varet nga bashkia Tiranë, por varet nga vetë qytetarët. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve që përsa kohë paguhen me taksë pastrimi duhet që plehrat ti çojmë në vendin e duhur, në koshin e duhur dhe jo ti hedhim vend e pa vend nga dritaret apo ballkonet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-po-kthen-ne-tradite-aksionet-vullnetare-te-pastrimit/