Report TV - Historia e tetraplegjikut, Murataj: Po kërkoj punë të mbaj familjen

Report TV 2017-07-04

Views 0

Të punësohesh në vendin tonë, edhe pse ke një diplomë në dorë si edhe eksperiencë, nuk është e lehtë, sidomos ku punëkërkuesi është tetraplegjik.

Në panairin e punës ishte edhe Sokol Murataj, më shumë se një dekadë që është në karrocë. Për shkak të aksidentit, u detyrua ta rindërtonte jetën e tij, po kështu të ëndërronte edhe profesion. Edhe pse ka studiuar juridik, ka përfunduar edhe masterin profesional, ai sërish endet për të gjetur një punë.

?Në rradhë të parë është mirë që bëhen panaire, sepse vjen shikon oferta, po kam disa muaj që jam diplomuar në fakultetin juridik, dega e të drejtës civile master profesional, dhe po shikoj për ndonjë punë në profilin tim. Është shumë e vështirë. Unë kam punuar një vit si jurist por është shumë e vështirë të gjej punë në privat?, shprehet Murataj për Report Tv.

Në ligjin shqiptar është e sanksionuar që 1/25 të punësuar, duhet të jetë me aftësi të kufizuara fizike. Por kjo sigurisht që është vetëm në letër.

?Jetojmë në një shtet i cili nuk ofron as rehabilitim, as mjete, as karrocë, aq pajisje higjenike, që na jep sot një 15 mijë lekë shteti, asgjë. Ti nuk ofron dot asnjë shërbim. Pra këto para që ne mundohemi t?i fitojmë me punë, të na i heq prap, dhe na thonë pa punë. E kupton çfarë paradoksi??, tha Sokol Murataj.

Share This Video


Download

  
Report form