Report TV - Luan Rama distancohet nga Braho, ironi me Saimir Tahirin

Report TV 2017-07-04

Views 1

Pas deklaratës së Saimir Tahirit se LSI po sulmon PS duke i shkelur syrin PD ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i kryetarit të grupit të LSI.

Në një prononcim për mediat, Luan Rama ironizoi me Tahirin, teksa u shpreh se për Saimirin nuk kishte as kanabis, por qeveria reflektoi.

"Ne nuk mendoj njëlloj as si PD as si Saimiri. Pasi edhe para 6 muajsh tha nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë për kanabisin, ndërsa dje qeveria reflektoi".

Më pas Luan Rama u ndal te zgjedhjet në Kavajë, duke shpjeguar edhe njëherë se përse LSI nuk do të marrë pjesë.

"LSI nuk është regjistruar në Kavajë për zgjedhjet sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjet e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë.

Ndërsa në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër Roshit dhe nga kjo pikëpamje e konsiderojmë si cështje të PS"tha ai.

Kryetari i grupit të LSI, u distancua nga deklarata e Spartak Brahos ditën e djeshme për përfshirjen që PS i bëri PDIU në koalicionin qeverisës.

Luan Rama e cilësoi si një reflektim të vonuar të Brahos, ndërsa shtoi se nuk e kushtëzojmë bashkëpunimin nga fakti sa aktorë të tjerë përfshihen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS