Stop - E rrallë, akuzohet për vjedhje nga shenjat e gishtave, kur ishte në qeli! (29 mars 2017)

RTV KLAN 2017-07-04

Views 18

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Laureta Muja denoncon në emisionin ?STOP? akuzën, sipas saj të padrejtë, që i është bërë të vëllait Aurel Mujo. Për një konflikt banal Aureli mbahet në burgim. Por nuk është kjo drama e tij e vetme. Ndërsa ishte në qeli bashkë me kushëririn Xhevahir Gërmizin, ky i fundit akuzohet për një vjedhje në bashkëpunim. Dhe ajo që u quajt provë, ishin shenjat e gishtave, pikërisht kur ai vuante dënimin dhe ishte i izoluar.

Iu drejtova emisionit ?STOP? për një padrejtësi që i është bërë vëllait tim, të cilin e akuzojnë për vjedhje në bashkëpunim me djalin e hallës.

Cila është gjeneza e kësaj historie?

Kjo histori fillon më datën 3 janar 2015, ku vëllai im Aurel Muja bashkë me djalin e hallës dalin për të festuar në një lokal tek ?Rruga e Elbasanit?, e teprojnë pak me alkoolin dhe rrugës konflikton me një picajol. Më pas policia i merr dhe i arreston dhe më datën 6 janar 2015 merr gjykata vendimin, ku djalin e hallës e dënon me 6 vite burg ndërsa vëllain tim me 5 vite burg. Ai kryen një vit burg dhe del me ?liri me kusht? me akuzën ?vjedhje në bashkëpunim me dhunë?. Në datën 16 dhjetor dhe 21 dhjetor të vitit 2016 kanë ndodhur 2 vjedhje në Tiranë, ku policia arreston vëllain tim për ?vjedhje në bashkëpunim? bashkë me djalin e hallës tim. Ai ndodhet në burg nga data 6 janar 2015 dhe akoma vazhdon në burg. Si ka mundësi që gjurmët edhe të vëllait tim edhe të Xhevar Gërmizit janë gjetur në vendngjarje?

Prokuroria më ka thënë që gjurmët janë të sakta dhe më 24 shkurt të 2017 me urdhër të Prokurorisë vëllai im arrestohet dhe më datën 15 mars 2017 Aurel Muja del në gjyq dhe gjykata vendos masën e arrestit siç e ka vendosur Prokuroria dhe e lë në burg pa afat.

Si Laureta ashtu edhe avokati Naim Gjuta ngrenë pyetjen, sesi mund të konsiderohet një provë e tillë në këto kushte tragji-komike.

Në datën 21. 02. 2017 Prokuroria e rrethit i dërgon kërkesë gjykatës për vendosjen e masës së sigurimit në mungesë të të dy të arrestuarve, ku nuk mund të shpjegohet shkencërisht apo logjikisht. Janë gjetur shenjat e gishtërinjve, ndërkohë që ai është në paraburgim. Nga informacionet që kam marrë ky person nuk ka lëvizur fare nga paraburgimi, pra ai nuk ka marrë asnjë leje nga institucionet përkatëse për të dalë nga burgu. Është e pamundur që një person të ndodhet njëkohësisht në dy vende.

Share This Video


Download

  
Report form