Ora News – Ligji për policinë e shtetit, PS-LSI debate për sistemin e gradave

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, debatuan dhe nuk ranë dakort mbi sistemin e gradave.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi ligjin për Policinë e Shtetit ndërsa deputetët debatuan mbi sistemin e gradave.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, kërkoi shfuqizimin e pikës dy të nenit 14 që sanksiononte që punonjësi i policisë që mban gradën ?Drejtues i lartë?, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, merr graden ?Drejtues i Parë? duke vijuar të jetë pjesë e sistemit.
Sipas Ndreut kjo është e pa pranueshme, duke kërkuar që për këtë pikë të mbetet në fuqi ligji i vjetër.
Pjerin Ndreu: Gradë të dhuruar nuk ka, mos e detyroni Komisionin të bjerë në logjikën e deritanishme, të bëjnë qoka me gradat. Gradat nuk janë qoka që bëhen për një person apo për një tjetër. Nëqoftëse keni ardhur të bëni ndryshime ligjore për një emër personi, për dy emra, e keni gabim.
Propozimi u pranua nga deputetët socialistë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim votoi kundër.
Deputeti, Flamur Çela, tha se neni nuk duhej shfuqizuar pasi është e papranueshme që të gjithë ata funskionarë policie që mbajnë gradën ?Drejtues i lartë?, të dalin jashtë sistemit, siç përcaktohet në ligjin aktual.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-policine-e-shtetit-ps-lsi-debate-per-sistemin-e-gradave/

Share This Video


Download

  
Report form