“Pazari i Tiranës”, një hapësirë për promovimin e traditës

RTV KLAN 2017-07-04

Views 2

Këtë pamje do të ketë pazari që po ndërtohet brenda mureve të Kalasë së Tiranës.

Hapësira që deri dje shfrytëzohej për parkimin e ndonjë makine, pas më pak se një viti do të përbëjë ?Pazarin e Tiranës?.

Në një sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë do të vendosen dyqane që në filozofinë e tyre do të jetë ofrimi i produkteve që promovojnë trashëgiminë kulturore materiale, në një hapësirë që mban statusin zonë e mbrojtur arkeologjike e kategorisë A.

Pikërisht për këtë të dhënë, e cila shkaktoi reagimin e opinionit publik, Rudina Zoto, drejtorja e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik sqaron se leja e ndërtimit është dhënë në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe nuk bie ndesh me zhvillimin e projekteve kërkimore-shkencore në fushën e arkeologjisë.

Kushti kryesor mbi të cilin është lejuar ri-jetësimi i kësaj zonë është ndalimi i çdo lloj ndërhyrjeje në nëntokën e Kalasë së Tiranës.


Me kete projekt synohet qe edhe kjo zone arkeologjike e lene ne harrese, te kthehet ne nje tjeter tërheqje turistike të kryeqytetit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS