Report TV - I bie shorti për kontrollin e pasurisë Doshi: ILDKP, më i korruptuari

Report TV 2017-07-04

Views 1

TIRANË-Deputeti socialist Tom Doshi ka shpërthyer ndaj institucionit të ILDKP-së, duke e konsideruar si më të korruptuarin në vend.

Deklarata e Doshit vjen në komisionin e ligjeve ku ai po hetohet në prokurori për fshehje pasurie.

?Kryetari është njeriu më i korruptuar në vend, çdo vit më bie shorti të hetohem, Ganaj i korruptuar?, ka thënë Doshi.

Doshi gjithashtu tha se ligji është pjesë e paketës në Reformës në Drejtësi.

Nga ana tjetër ka ndërhyrë deputetja e PS-së Vasilika Hysi duke i kërkuar ta diskutojnë jashtë këtë çështje, e cila ka drejtuar për herë të parë sot Komisionin e Ligjeve.

Share This Video


Download

  
Report form