Ora News –Panairi i punës, 5 mijë vende të lira pune në 80 kompani

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është hapur panairi i punës, një mundësi punësimi për 5 mijë persona nga 80 kompani në sektore të ndryshëm. Në ditën e parë të tij, të rinjtë aplikojnë kryesisht në sektorin Call Center, ndërsa bizneset bëjnë thirrje të shohin nga afër mundësitë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Armela Dalipi studion në degën ?Menaxhim biznesi? në Universietin e Tiranës. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një punë në profilin e saj, Armela ka mundur të punojë më herët për 2 vite në Call Center.
Sot ajo është një ndër aplikantët në panairin e punës me shpresën se do të gjejë sërish një vend të lirë po në sektorin Call Center.
Dalipi: Hera e dytë apo e tretë që vi dhe vizitoj këtë panair, edhe herën e parë që jam punësuar ka qënë panairi që jam punësuar. Deri tani ne studentëve nuk është se na jepen shumë mundësi të tjera, kështu që Call Center është mundësia e vetme ku mund të punojmë.
Ministrja e Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka, beson se në këtë edicion të panairit të punës do të ketë një interesim të lartë për shkak se mundësitë e punësimit sipas biznesit janë 5 mijë persona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/panairi-i-punes-5-mije-vende-te-lira-pune-ne-80-kompani/

Share This Video


Download

  
Report form