Ora News – Basha takon kryeministrin hungarez: Zgjedhjet kërcënohen nga paratë e drogës

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, takim i zhvilluar në Maltë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Z.Basha dhe z.Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.
?Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin evropian të Shqipërisë?, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z.Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nga ana e tij, sipas PD-së, Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takon-kryeministrin-hungarez-zgjedhjet-kercenohen-nga-parate-e-droges/

Share This Video


Download

  
Report form