Opinion - Cfare i shton semundjet ne Shqiperi? (28 mars 2017)

RTV KLAN 2017-07-04

Views 5

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Blerina Bombaj, Mentor Kikia, Genc Juka, Shkelqim Mema,Alban Ylli, Dritan Sejko, Klodian Allajbeu, Sazan Guri

Gazetari Mentor Kikia, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka deklaruar se 60-70 për qind e sëmundjeve kancerogjene në Shqipëri, burojnë nga ushqyerja e individit. Kikia e mbështeti argumentin e tij nga të dhënat e dala në koferencën e fundit shkencore të realizuar për kancerin në vendin tonë, ku sipas publikimeve dhe konsultimeve me specialist të fushës, bëhet me dije se përhapja më e madhe e sëmundjeve kancerogjene në vendin tonë vjen nga ushqyerja.

Në emisionin e mbrëmjes së sotme në ?Opinion? është duke u diskutuar për një temë tepër sensitive, për shkaqet e sëmundjeve në Shqipëri. Teksa paneli diskuton në studion, në opinion.al është hedhur një sondazh ku janë shfaqur disa shkaktarë kryesor që çojnë sëmundjen e shqiptarëve. Në këto shkaqe përfshihet, ushqimet e pakontrolluar, kequshqyerja, ndotja dhe rrezatimi elektronik, i pyetur lidhur me këto shkaqe Alban Ylli, përfaqësuesi i ISHP, është shprehur se disa prej tyre ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e kancerit. Ai është shprehur se janë rritur rastet me kancer. Sipas Yllit, rritja e të prekurve me kancer është më shumë tek femrat dhe tek të rinjtë dhe sipas tij këto shkaqe ndikojnë në sëmundje, por nuk mund të themi me siguri që i shkaktojnë ato. ?Në fakt nuk është korrekte të them se ky shtim shkakton nga faktorët e përmendur në sondazh. Disa prej faktorëve që ju përmendi aty kontribuojnë në masën e madhe të kancerit. Disa prej tyre kontribuojnë, mund të themi në vija të trasha?, është shprehur Ylli.

Ish kreu i AKU-së, Genc Juka, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka treguar se Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mishit, duke nisur nga mishi i gjedhit, derrit dhe shpendëve. Juka theksoi se Brazili eksporton në të gjithë botën rreth 8 milion tonelata nga të cilat 2 milion janë mish gjedhi. Ai tha se vendet e BE-së, marrin nga Brazili, vetëm nga stabilimente të certifikuara nga FVO-ja (Food and Veterinary Office). ?Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mishit, duke filluar nga mishi gjedhit, i derrit dhe i shpendëve. Eksporton në të gjithë botën rreth 8 milion tonelata nga ato 2 milion janë gjedhi. Vendet e BE-së marrin nga Brazili vetëm nga stabilimente të certifikuara nga FVO-ja (Food and Veterinary Office), nga 80 e ca stabilimente të certifikuara nga FVO, 20 nga këto kanë zbuluar se ka probleme të baktereve si bakteri coli dhe ai i salmonelës. Janë dy shtame të bakterit coli dhe të salmonelës?, tregoi Juka.

Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se ushqimi në Shqipëri nuk është kancerogjen, sipas saj ushqimi në Shqipëri është si në të gjithë botën, ndaj dhe nuk është e nevojshme të ngremë alarm, shkruan opinion.al. ?Problemi ushqimor nuk është vetëm i Shqipërisë, por është i gjithë botës. Ne nuk mund të vëmë gis...

Share This Video


Download

  
Report form