Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një seri takimesh me fokus kujtesën dhe përballjen me të shkuarën kanë nisur në qendrën COD në kryeministri. Takimi i parë i është kushtar 5 gazetareve, intelektualeve të papërkulura shqiptare Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Mila Vangjeli, Ollga Plumbi dhe Afërdita Asllani. Ato njihen për kontributin e tyre në shtypin e viteve 1930-1940 dhe shkrimet emancipuese dhe guximtare.
Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Mila Vangjeli, Ollga Plumbi dhe Afërdita Asllani 5 intelektualet e paperkulura shqiptare bashkë i bën guximi, ideali i tyre për një Shqipëri më të mirë por edhe fundi i trishtë nga një regjim që kishte fobi nga njerëzit kurajozë. Por kontributi i tyre në publicistikën e viteve 1930-1940 ka bërë bashkë në ambientet e COD kryeministri, shkrimtarë, të afërm dhe përafqësues së politikës, të cilët kanë risjellë në kujtesë shkrimet e tyre emancipuese e mjaft të guximshme për kohën. Duke bërë një krahasim me të kaluarën, deputetja Mesila Doda tha se ende femrat inteligjente përbëjnë sfidë për burrat në pushtet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perkujtohen-gazetaret-e-para-shqiptare-te-viteve-30-40/