Atmosfera në prag të ndeshjes Shqipëri - Bosnjë Hercegovinë

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Ndeshja me Bosnje Hercegovinën nuk ka tërhequr interesimin e zakonshëm të tifozëve për ekipin kombëtar.

Megjithatë në Elbasan Arena pritet të jenë rreth 5 mijë shikues, afërsisht gjysma e vendeve të mundshme në stadium. Interesimi ka qenë më i madh në orët para ndeshjes.

Për faktin se është një kundërshtar jo më shumë emra të njohur por edhe humbja me Italinë i kanë vakur ndjenjat e tifozëve.

Gjatë ditës së sotme qyteti i Elbasanit ka qenë i qetë pa zhurmën e zakonshme të tifozëve që mblidhen nga e gjithë Shqipëria.

Madje edhe masat e policisë për mbarëvajtjen e situatës jashtë stadiumit nuk kanë qenë të nivelit të ndeshjeve kualifikuese të luajtura nga kombëtarja.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form