Ora News – Bregu: BE jep edhe 700 mln euro për Shqipërinë; Bushati: Vettingu dhuratë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se deri në vitin 2020, Bashkimi Evropian do të japë edhe 700 milionë euro grante që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati thotë se një nga investimet e BE-së është edhe reforma në drejtësi, pasi pa angazhimin e tyre, ai tha nuk do të bëhej siç edhe nuk është bërë gjatë këtyre viteve.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Zakonisht duam të përfitojmë dhe kur na vendosin kushtet, duke sikur na e kanë me hile dhe lodhemi. Ne harrojmë se Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë vetëm për 7 vite 890 milionë euro grande. Grandi nuk është kredi, nuk është borxh. Deri në 2020, janë edhe 700 milionë euro të tjera, që do të thotë janë 1.5 miliardë euro, që janë investime në rrugë, infrastrukturë, janë ujësjellës, investime për jetën e qytetarëve. Fonde që kanë ndryshuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Tare: Ose vjen vetëm me Vettingun?
Bregu: Ose sigurisht që vjen vetëm me Vettingun!
Bushati: Që është dhurata më e madhe që u është dhënë shqiptarëve.
Bregu: Jo nuk ka asgjë dhuratë. Vetëm në këtë proces nuk ka dhuratë. Në këtë proces ka bashkëdakordësi dhe ka një kontratë që duhet respektuar. Ne duam të jemi anëtar të BE-së, Evropa vendos kushte për ata që duan të jenë vende anëtare. Kjo është politika e zgjerimit dhe ne kemi detyrimin tonë madhor. Ne jemi shërbëtor të këtij procesi dhe arkitektët janë qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-be-jep-edhe-700-mln-euro-per-shqiperine-bushati-vettingu-dhurate/

Share This Video


Download

  
Report form