Report TV - 100-vjetori i piktorit nga Gjakova Qamil Grezda, i biri rrëfen jetën

Report TV 2017-07-04

Views 1

Qamil Grezda, të cilit vetëm në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë i ruhen 33 vepra, jo pak herë është lënë jashtë vëmendjes.

Ndërsa në këtë 100-vjetor figura e tij do të rikthehet si një ndër piktorët e shquar të traditës shqiptare në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave, pohon i biri Ermir Grezda.

Piktori Qamil Grezda ka lindur në Gjakovë në maj të vitit 1917 në një familje misionare patriotike. Familja e tij u largua nga Kosova për shkak të politikës diskriminuese serbo-sllave.

Më pas familja Grezda vjen në Tiranë, ndërsa Qamil Grezda vazhdoi shkollimin me artistët e mëdhenj, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë, të cilën e kreu me sukses.

Grezda shquhet për kreativitet të lartë shprehës, ku dallohen portrete si ?Romania?, ?Portret plake?, ?Portret gruaje?, ?Shkodrani? e të tjera. Ai shquhet edhe për pikturimin e figurave historike, si ?Bajram Curri?, ?Isa Boletini?, ?Gryka e Kaçanikut?, ?Lidhja e Prizrenit ? ?Hasan Prishtina?, etj.

Share This Video


Download

  
Report form