Ora News – Miratohet plani rregullues i Shkodrës deri në 2030, Ademi: Është Kushtetutë!

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i bashkisë Shkodër i ndezi dritën jeshile planit të ri vendor, pasi KALOI ME 31 vota strategjinë e zhvillimit të territorit dhe projekteve. Veprimi i tij është parashikuar te jetë deri në vitin 2030 dhe në fjalën e saj kryetarja e bashkisë e cilësoi si kushtetutën e qytetit.
Ademi: Ky është një dokument i rëndësishëm strategjik, kushtetues në kuptimin e vendimmarrjes dhe ndërhyrjeve që ne do të bëjmë në të ardhmen.
Në analizë janë marrë edhe planet ekzistuese, ndërsa parashikohet që deri në 2030 Shkodra të jetë një portë e rëndësishme kombëtare.
Ledian Bregasi, ekspert: Janë përcaktuar burimet e mundshme, kryesore dhe dytësore të financimeve për secilin projekt.
Luan Heta, këshilltar i PS: Ka një vit e gjysmë që merremi me përgatitjen e këtij plani dhe mendoj se bashkie duhet të kishte një plan zbatimi, ku do të fillojë, me këtë do të fillojë dhe cilat janë hapat e para.
Fili Guraziu, këshilltar i PD: Gjithë vlera e këtij qyteti, ishte porti lumor, ishte pazari i Shkodrës me 2500 dyqane që mbante mbi shpatulla pothuajse gjithë Ballkanin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miratohet-plani-rregullues-i-shkodres-deri-ne-2030-ademi-eshte-kushtetute/

Share This Video


Download

  
Report form