Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kontrolli të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj shpreh vlerësim për marrëdhënien e këtij institucioni me Parlamentin duke e quajtur atë simbolike. Por veçon ai ky raport duhet të hyjë në një fazë të re, atë të zbatimit konkret të rekomandimeve të KLSH, kërkese edhe e progresraportit të BE. Gjatë seminarit për forcimin e kapaciteteve audituese Leskaj nuk komentoi përplasjet e KLSH me pushtetin dhe institucionet e tjera.
Një marrëdhënie simbolike është ajo mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Kuvendit të Shqipërisë e cila do duhet të kalojnë në një fazë të re, atë të zbatimit të të rekomandimeve të këtij institucioni të pavarur. Kështu u shpreh kreytari i KLSH Bujar Leskaj në seminarin mbi ?Forcimin e kapaciteteve Audituese në Shqipëri?. Leskaj nuk komentoi përplasjet e forta të ndodhura mes KLSH dhe institucioneve shtetërore.
KLSH ka kërkuar edhe ngritjen e institucioneve të reja apo edhe komisione parlamentare me fokus rekomandimet dhe auditimet e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/leskaj-marredhenia-klsh-parlament-nevoje-per-nje-faze-te-re/