Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka konsideruar si një situatë artificiale bojkotin e opozitës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati tha se shumica i ka numrat për ndryshimet në kodin zgjedhor, por kërkon edhe qëndrimin e opozitës.
Ditmir Bushati: Së pari dua të them se Shqipëria ka dalluar nga vende e tjera të rajonit, sidomos kohët e fundit për shkak të hapave që ka hedhur drejt procesit të integrimit europian në një moment të vështirë për vetë Bashkimin Europian; kujtoj këtu marrjen e statusit të vendit kandidat në vitin 2014, rekomandimin e nëntorit të vitit të kaluar nga ana e Komisionit të B.E. për të filluar bisedimte për anëtarësim, me mirëkuptimin, apo kushtin, që Shqipëria do të zbatojë reformën në drejtësi dhe ligjin e vetingut. Ne sot jemi në një situatë që do ta konsideroja më tepër artificiale; të kërkosh zgjedhje të lira dhe të drejta është një kërkesë më se legjitime, por mënyra se si mund të përmbushet kjo kërkesë në një sistem siç është sistemi shqiptar, që të paktën ka më shumë se sa një dekadë që ka sanksionuar një lloj bipolariteti në mënyrën se si administrohen zgjedhjet, që nga kutia e votimit dhe komisioni i kutisë së votimit, e deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku çdo gjë është në paritet të plotë mes pozitës dhe opozitës. Pra, kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe garancitë për të përmirësuar strukturën zgjedhore dhe infrastrukturën zgjedhore, nuk janë tek çadra poshtë kryeministrisë, por janë tek zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Së dyti, mendoj që kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, apo për një qeveri teknike, mund të jenë gjithmonë në të drejtën e një opozite për t?i parashtruar, por mënyra se si parashtrohen këto kërkesa, në fund të ditës, duhet të verifikohet me vullnetin e zgjedhësve. Ne flasim për një qeveri, e cila ka dalë si rezultat i zgjedhjeve të qershorit të 2013-ës, ka një mandat të qartë për të qeverisur Shqipërinë për katër vite, pra nuk është në mundësinë tonë për të shtyrë zgjedhjet, siç kam dëgjuar një tjetër kërkesë të Partisë Demokratike, por është në detyrimin tonë si qeveri dhe si maxhorancë për t?u ulur me Partinë Demokratike dhe me opozitën në komisionin e reformave zgjedhore së bashku me OSBE-ODIHR-in dhe për të hulumtuar të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që e bëjmë sistemin zgjedhor dhe infrastrukturën zgjedhore më garantiste. Ka pretendime për raportin e medias me politikën dhe biznesin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-opozites-bushati-jemi-ne-nje-situate-artificiale/